Arrestohet një grua për grabitje në Shkup

Nëpunësit policor nga Njësia për Polici Intervenuese pranë SPB- Shkup dje e privuan nga liria B.J.(22) nga Tetova, të kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata Themelore e Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg.

“B.J. është arrestuar për shkak të dyshimit se rreth orës 23:00 më 17 maj ka marrë një send nga një automobil në bul. “Goce Dellçev” në Shkup, pronësi e M.T.(48) nga Shkupi. Ajo është arrestuar në Stacionin policor Qendër dhe në bisedë zyrtare me nëpunësit policor nga DPB Qendër dhe Bit Pazar e ka pranuar veprën. Gjatë kontrollit është gjetur mjeti i vjedhur, i cili më vonë i është kthyer pronarit”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi adekuate. Ajo sot është dërguar  në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.