Arrestohet një diler në Ohër, gjendet drogë

Ohër, 30 shtator – Nga ana e zyrtarëve policorë të Sektorit për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në SPB Ohër dje është ndaluar S.P.(41) nga Ohri.

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me marijuanë, një qese me substancë ngjyrë kafe dhe disa pilula.

Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.