Arrestohet një dibran i cili fizikisht e kishte sulmuar vajzën e tij

Shkup, 8 gusht – Nëpunësit policorë kanë arrestuar një banor të Dibrës për shkak të dhunës familajre.

“Në Sektorin për punë të brendshme është arrestuar S.B (67) nga Dibra. Ai paraprakisht në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës”, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme – Ohër.

Ai informoi se dje nga ora 17:00 deri në orën 23:00, në rajonin e SPB Dibër, janë kryer kontrolle të përforcuara të veprimit ndaj shoferëve të biçikletave me motor dhe motoçikletave.

Me këtë rast, nëpunësit policorë kanë regjistruar dhe sanksionuar shtatë kundërvajtje të bëra nga këta shoferë, më shpesh pa kaskë mbrojtëse, pa patentë shoferi dhe motoçikleta të paregjistruara.

“Për shkak të pranisë masive të mërgimtarëve, në këtë zonë për disa herë është rritur numri i automjeteve, dhe me këtë edhe frekuenca në rrugë. Apelojmë tek drejtuesit e motorëve dhe mjeteve tjera motorike, me kujdes t’i drejtojnë automjetet dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit”, apelon Dimoski.