Arrestohet në Tabanoc një shkupjan i kërkuar me fletarrest
Shkup, 15 gusht – Në vendkalimin kufitar Tabanoc, nëpunës policorë mëngjesin e sotëm kanë arrestuar personin F.J.(43) nga Shkupi i cili kërkohej për vuajtje të masës së paraburgimit për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “fshehje të tatimit” sipas nenit 279 paragrafi 2 i Kodit penal, njofton MPB.
Ai i është dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, ku më pas do të dërgohet në SHNP për vuajtjen e paraburgimit.

