Arrestohet hajduti nga Kavadari, e vjedhura i kthehet pronarit

Nëpunës policorë të NJPB Kavadar dje në ora 16:40 minuta, e kanë rpivuar nga liria E.M. (48) nga Kavadari.

Siç njofton MPB-ja, ai dyshohet se më datën 03.11.2022 nga automjeti transportues ”ford tranzit” me targa regjsitrimi të Shkupit, pronë e D.D. (50) nga Kavadari, ka vjedhur më shumë sende. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.

“E.M. është arrestuar në Stacionin Policor Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, theksohet në kumtesën e MPB-së.