Arrestohet hajduti në Veles, do të parashtrohet kallëzim adekuat

Veles, 24 gusht – Nëpunës policorë të SPB Veles dutën e djeshme e kanë privuar nga liria S.M. (44) nga Velesi.

Siç njofton MPB-ja ai dyshohet se më datën 08.07.2022 nga objekt gastronomik në Veles ka vjedhur më shumë sende.

“Personi është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat”, theksojnë nga MPB-ja.