Arrestohet hajduti 17-vjeçar

Bisedë zyrtare me një 17-vjeçar nga Shkupi në prani të prindit dhe avokatit është bërë sot në stacionin policor në SPB Shkup. Ai dyshohet se më 22 shtator të vitit 2022 ka kryer vepër penale “vjedhje të rëndë në mënyrë të pacipë”, gjatë së cilës nga një i mitur ka marrë një celular, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Për rastin është njoftuar prokurori publik kujdestar dhe pas dokumentimit ndaj kryerësit do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 236 paragrafi 3 i Kodit Penal, njoftojnë nga MPB-ja.