Arrestohet 71 vjeçari nga Manastiri pasi kreu veprime seksuale ndaj një 8 vjeçare
Manastir, 28 shtator – Prokuroria publike në Manastir ka sjellë vendim për hetim ndaj një personi për të cilin ka dyshime se ka kryer vepër penale – abuzim seksual mbi fëmijë që nuk ka mbushur ende 14 vjet, nga neni 188 paragrafi 1 nga kodi penal, informon Zhurnal.
Bëhet fjalë për një 71 vjeçar i cili më 25 shtator, në shtëpinë e tij në Manastir, ka abuzuar seksualisht me një fëmijë 8 vjeçare, të cilën e ka mbyllur në banesën e tij.
71 vjeçarit i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve./Zhurnal.mk

