Arrestohet 60 vjeçari nga Sallareva pasi gjuajti me armë në dasëm, musafirët penguan policinë gjatë arrestimit

Tetovë, 19 gusht – Policia e Tetovës njofton se gjysmë ore para mesnate është arrestuar një 60 vjeçar nga Sallareva përshkak dyshimeve se ka gjuajtur me armë në dasëm e kështu e ka shkelur rendin publik. Gjatë arrestimit, MPB njofton se një pjesë e musafirëve kanë tentuar të pengojnë policët për ta arrestuar atë, informon Zhurnal.

Bëhet fjalë për personin A.A 60 vjeç nga Sallareva. Ai në një dasëm të bashkëfshatarit të tij ka gjuajtur me armë zjarri. Pas arritjes së policisë, disa persona tjerë kanë tentuar të pengojnë policët në kryerjen e detyrës për të arrestuar të njejtin. Ai është dërguar në stacionin policor dhe i është konfiskuar arma CZ me 6 plumba kalibri 7,65mm, të cilën e kishte pa leje./Zhurnal.mk