Arrestohet 52 vjeçari nga Brodeci i Tetovës, mashtroi dy bashkëqytetarë me dokumente
Tetovë, 7 tetor – Sot në ora 10:30 policia ka arrestuar 52 vjeçarin K.A nga Brodeci i Tetovës. Ai dyshohet se ka mashtruar dy persona nga Tetova, duke u premtuar se do u ndihmojë të marin dokumente të nevojshme, me çka disa herë u ka kërkuar të holla, informon Zhurnal.
Sipas denoncimit, pasi i arrestuari u ka marë të hollat, nuk i ka marë më në telefon dhe nuk u ka siguruar fare dokumentet e nevojshme. MPB nuk zbulon se për çfarë dokumente bëhet fjalë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër 52 vjeçarit do të ngritet padi adekuate penale./Zhurnal.mk

