Arrestohet 48 vjeçari nga Manastiri, kapet duke vjedhur 260litra naftë

Manastir, 29 mars – Sot në mëngjes në ora 05:15 në rrugën “Makedonska Falanga” në MAnastir, zyrtarët policorë kanë arrestuar 48 vjeçarin I.M nga Manastiri. Ai është kapur duke vjedhur naftë nga rezervuari i ngrohjes qendrore në një shkollë të mesme.

Tek ai janë gjetur 12 tuba me gjithsej 260 litra naftë. Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi penale./Zhurnal.mk