Arrestohet 46 vjeçarja nga Shkupi pasi shfrytëzonte fëmijët për të kërkuar lëmoshës rrugëve

Shkup, 28 shtator – Dje në ora 17:30 në pjesën e Aerodromit, zyrtarë policorë kanë arrestuar 46 vjeçaren L.S nga Shkupi, përshkak dyshimeve se ka shfrytëzuar dhe maltretuar fëmijë. Më herët, në udhëkryqin mes bulevareve “Srbija” dhe “Jane Sandanski”, janë parë dy fëmijët e saj ët mitur duke kërkuar lëmoshë, informon Zhurnal.

Përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale kanë kryer bisedë zyrtare me fëmijët, ndërsa bisedë është realizuar edhe me nënën e saj. Gruaja ka sqaruar në tërësi kryerjen e veprës. Pas dokumentimit të rastit, kundër saj do të ngritet kallëzim adekuat./Zhurnal.mk