Arrestohet 45 vjeçarja nga Shkupi, në banesat ku pastroi vodhi stoli në vlerë 960,000 denarë

Shkup, 17 mars – Zyrtarë policorë kanë arrestuar 45 vjeçaren M.A, e dyshuar se në periudhën e fundit ka kryer vjedhje në tre banesa në Shkup, me çka ka marë stoli ari në vlerë të përgjithshme prej 960,000 denarëve, informon Zhurnal.

Ajo është denoncuar më 14 mars, nga të tre pronaret e banesave, tek të cilat ajo ka kryer shërbime pastrimi. Ajo ka shfrytëzuar besimin që ato kanë patur te pastruesja ndërsa ajo ka vjedhur sasi më të madhe të arrit.

“Më 16,03,2022 me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje në shtëpinë e M.A dhe në shtëpinë e nënës së saj, me çka është gjetur stolia e arit, dhe e njejta u është kthyer të dëmtuarave. M.A është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngritet padi adekuate penale”, sqarojnë nga MPB./Zhurnal.mk