Arrestohet 42 vjeçari shkupjan, gjatë bastisjes në shtëpi i është gjetur marihuanë
Nëpunësit e policisë të Njësitit për Tregti Ilegale në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 19, e kanë privuar nga liria Z.J. (42) nga Shkupi.
Siç informon MPB-ja, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Dyzet e dy vjeçari Z.J. është arrestuar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

