Arrestohet 41 vjeçarja nga Kumanova pasi u kap duke vjedhur nga arka e një marketi

Mbrëmë në ora 19:30 zyrtarët policorë në Kumanovë kanë arrestuar 41 vjeçaren E.P nga Kumanova. Ajo është kapur duke vjedhur të holla nga një arkë në një market në rrugën “AVNOJ” në Kumanovë.

Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit ndërsa E.P është dërguar në stacion policor.

Pas dokumentimit të rastit, kundër saj do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk