Arrestohet 37 vjeçari nga Manastiri pasi i gjendet drogë

Policia dje në mbrëmje arrestoi një banor 37-vjeçar të Manastirit te i cili ishte gjetur drogë.

“Nëpunës të policisë nga Departamenti për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir, mbrëmë e kanë privuar nga liria R.P. (37) nga Manastiri. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur një pako amfetamin”, njoftoi MPB.

Pas dokumentimit të ngjarjes kundër personit do të ngritet kallëzim adekuat penal.