Arrestohet 34 vjeçari në afërsi të Bit Pazarit

Shkup, 9 shtator – Në zonën e Bit Pazarit, sot nëpunës policorë nga Grupi operativ për ndjekje në SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin F.M. (34) nga Shkupi.

Ndaj tij, siç njofton MPB-ja me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup është lëshuar fletarrest qendror për vuajtje të dënimit me burg prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe se ai do t’i dorëzohet institucionit ndëshkues-korrektues kompetent.