Arrestohet 33 vjeçari nga Haraçina, duhet të vuajë edhe 4 vite e 10 muaj burg

Shkup, 20 shtator – Gjatë ditës së djeshme në ora 14:00, në fshatin Haraçinë të Shkupit, njësiti special “Tigar” nga MPB, kanë arrestuar 33vjeçarin S.A nga Haraçina, informon Zhurnal.

Për të është shpallur fletarrest qendror për të vuajtur dënimin me burg prej 4 viteve dhe 10 muajve për veprën penale sipas nenit 123 nga kodi penal. Për të ishin shpallur edhe dy fletarreste qendrore përshkak dyshimeve se ka kryer vepra penale sipas nenit 288 dhe nenit 386.

Personi është dërguar në burg për të vazhduar dënimin./Zhurnal.mk