Arrestohet 32 vjeçarja ruse në Tetovë

Tetovë, 31 janar – Zyrtarët policorë në Tetovë mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 e kanë arrestuar 32 vjeçaren L.N.U nga Rusia, informon Zhurnal.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski theksoi se arrestimi ka ndodhur në rrugën “Ilindenska” përshkak mos paraqitjes së vendqëndrimit.

Ajo është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejme./Zhurnal.mk