Arrestohet 27 vjeçari nga Sllupçani, deshti të mer kredi me letërnjoftim të huaj

Kumanovë, 26 maj – Dje rreth orës 14:55 është arrestuar 27 vjeçari R.Z nga fshati Sllupçan i Likovës. I njejti ka tentuar të mer kredi të shpejtë, me të dhënat nga letërnjoftimi i një personi tjetër, informon Zhurnal.

Ai është arrestuar në stacionin policor në Kumanovë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Zhurnal.mk