Arrestohet 24 vjeçari nga Tetova, kapet me drogë

Tetovë, 16 maj – Nëpunësit policorë nga SPB Tetovë mbrëmë në orën 21:00 në Tetovë e privuan nga liria A.A. (24) nga fshati Jellovjane rajoni i Tetovës. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës janë gjetur dhe marrë marihuanë, materie e bardhë e ngurtë dhe një thikë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, informojnë nga MPB-ja.