Arrestohet 21 vjeçari nga Prilepi pasi kreu veprime seksuale ndaj një vajze të mitur
Zyrtarët policorë në Prilep dje kanë arrestuar 21 vjeçarin A.SH nga një fshat i Prilepit, informon Zhurnal.
Siç bën të ditur MPB, ai dyshohet se në hyrje të fshatit ku banon, ka tentuar të kryejë veprime seksuale ndaj një vajze nën moshën 18 vjeçare.
Ai është dërguar në stacion policor dhe është ngritur kallëzim penal kundër tij. Gjithashtu, i është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve./Zhurnal.mk

