Arrestohet 18 vjeçari nga Gazibaba pasi kreu vjedhje të rëndë në një shtëpi
Shkup, 12 prill – Dje rreth orës 16:45 në rrugën Jajce në GaziBabë, zyrtarët policorë kanë arrestuar 18 vjeçarin E.P nga Shkupi. Ai dyshohet se ka kryer “vjedhje të rëndë” në një shtëpi në pronësi të I.A (55) nga Shkupi, ku ka marë disa mjete.
Në bisedë zyrtare në stacion policor i riu e ka pranuar veprën, ndërsa mjetet i janë kthyer pronarit.
Kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Zhurnal.mk

