Arrestohen tre të rinj në Veles, planifikonin të thyenin dhe vjedhin nëpër vetura
Veles, 5 shtator – Dje në ora 5:35 në rrugën 8 Shtatori në Veles, zyrtarët policorë kanë arrestuar tre persona të mitur nga Velesi, informon Zhurnal.
Ata janë kapur gjatë tentimit për të kryer vjedhje nëpër vetura të parkuara, ndërsa tek ta është gjetur një mjet me të cilin do të kryenin vjedhjet dhe thyerjen e veturave.
Tre të rinjtë janë dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk

