Arrestohen katër të rinj nga Tetova pasi rrahën një të moshuar në komunikacion
Tetovë, 7 mars – Katër persona të moshës 19 dhe 20 vjeç u arrestuan menjëherë pas sulmit fizik ndaj një banori të moshuar të Xhepçishtes për shkak të keqkuptimeve në komunikacion. Incidenti ndodhi në rrugën “JNA” në Tetovë dje rreth orës 15:00.
Nëpunësit policor i privuan nga liria personat A.A.(20), B.A.(19) dhe J.A.(20) nga Tetova dhe E.Sh(20) nga fshati Novo Sellë i Tetovës, për shkak të dyshimit se fizikisht e kanë sulmuar B.B. 40-të vjeç nga fshati Xhepçishtë i Tetovës. Sipas denoncimit, derisa me automjet ka qarkulluar drejt rrugës “JNA” katër personat e sulmuan atë, për shkak të keqkuptimeve në trafik”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.
Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës në koordinim me Prokurorin publik, personave të involvuar në këtë rast do t’u përgatiten parashtresa adekuate

