Arrestohen hajdutë në Manastir, gjësendet e vjedhura i kthehen pronarit

Policia sot ka privuar nga liria M.B (27) dhe N.P (34), të akuzuar për vjedhje, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të një shtetasi 46 vjeçar nga Bosnja e Hercegovina, me vendbanim të përkohshëm në Manastir, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

“Viktima dje në ora 21:30 ka raportuar se nga automjeti i është marrë një çantë me të holla, dokumente, kartela bankare, nga e cila në disa raste janë tërhequr para, me çka i është shkaktuar dëm material në vlerë prej 30.000 denarë”, informon MPB.

Personat janë arrestuar në stacionin policor, sendet e sekuestruara u janë gjetur dhe i janë kthyer kallëzuesit dhe në koordinim me Prokurorin Publik do t’u dorëzohet parashtresa në lidhje me nenin 235 dhe 251 të Kodit Penal.