Arrestohen dy shkupjanë të kërkuar me fletarrest, policia u gjeti drogë

Shkup, 15 shtator – Nëpunës policorë nga Ekipi operativ për gjurmime pranë SPB Shkup mbrëmë në orën 21:30 në rr.”Kozle” në Shkup, i privuan nga liria V.Z.(21) dhe O.S.(25), që të dy nga Shkupi.

Siç kumtuan sot nga MPB, V.Z. ishte i kërkuar me fletë-arrest qendror nga Gjykata themelore penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej 10 muajve për vepër të kryer penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit penal.

O.S. ishte i kërkuar me fletë-arrest qendror nga Gjykata themelore penale Shkup për vuajtje të dënimit prej tre vite e gjashtë muajve për vepra të kryera penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 nga Kodi penal, me urdhër të Prokurorisë themelore publike Kumanovë për hetim për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas nenit 237 të Kodit penal.

“Gjatë bastisjes së hapësirave të cilat i shfrytëzonin bashkarisht, kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe marrë materie pluhur, marihuanë dhe dy peshoja digjitale”, sqarojnë nga MPB.

Personat janë dërguar në institucionet kompetente ndëshkuese-përmirësuese për mbajtje të dënimeve me burg, ndërsa pas ndriçimit dhe dokumentimit të rasteve të tjera ndaj tyre do të parashtrohen edhe paraqitje adekuate penale