Arrestohen dy persona për vuajtje të dënimit me burg në rajonin e SPB Tetovë

Në Negotinë të Gostivarit dje në orën 18:30 nëpunësit policorë  me urdhër gjyqësor kanë arrestuar 32-vjeçarin M.B. për vuajtje të dënimit me burg. Paraprakisht, M.B. është denoncuar se ka sulmuar fizikisht nënën dhe gruan e tij në shtëpinë e familjes, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga atje shtojnë se në orën 20:20 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar edhe J.A.(60) nga Piroku i Tetovës, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg.

“Të dy personat janë dërguar në INP Burgun – Tetovë për vuajtje të dënimit me burgim, theksuan nga MPB-ja.