Arrestohen dy persona për sulm fizik ndaj një të punësuari në Parkingjet e Qytetit – Tetovë

Shkup, 27 prill – Për sulm fizik ndaj një të punësuari në Parkingun e Qytetit në Tetovë dje policia ka arrestuar dy burra, njëri nga Gërçeci i Shkupit dhe njëri nga Grupçini i Tetovës. I sulmuari është një 50-vjeçar i cili vet e ka denoncuar incidentin në policinë e Tetovës.

“Nëpunësit e policisë i kanë privuar nga liria R.L (36) nga Gërçeci i Shkupit dhe N.B (67) nga Grupçini i Tetovës, të cilët janë denoncuar nga 50-vjeçari S.M nga Shipkovica e Tetovës, i punësuar në Parkingun e Qytetit Tetovë, se fizikisht e kanë sulmuar dhe e kanë penguar në kryerjen e detyrave të punës. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për ndriçimin dhe dokumentimin e rastit, pas çfarë do të përgatitet parashtesë përkatëse”, informon SPB Tetovë.

Nga NP “Parkingu i Qytetit” në informacionin për mediat theksojnë se janë sulmuar dy të punësuar.

“Përkujtojmë se puna dhe detyrimi ynë është që të vendosim rend në komunikacion dhe parkim në qytet, që është me rëndësi për sigurinë e të gjithëve. I lusim individët që të ndalojnë me sjellje të papërshtatshme, të respektohen rregullat dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për rend më të madh të komunikacionit të cilin të gjithë ne e dëshirojmë”, theksohet në kumtesën e tyre.

Sivjet ky është incidenti i katërt me sulme ndaj të punësuarve në parkingun e qytetit.