Arrestohen dy persona nga Tetova, shkaktuan zjarr në një kazino, u lënduan dhe dy policë

Dy persona janë arrestuar herët në mëngjes në Tetovë nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarr në një bastore-kazino në qytet, pas së cilës nga zjarri janë lënduar dy policë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa dy orë më vonë janë gjetur dhe arrestuar.

“Sot në ora 07.10, zyrtarë të policorë të SPB-së Tetovë e kanë arrestuar 30-vjeçarin nga Tetova, AK. për shkak të dyshimit se së bashku me tetovarin N.L. (34) rreth orës 05.00 kanë hedhur shishe me lëng të ndezshëm në një bastore-kazino sportive në rrugën “Ilindenska” në Tetovë dhe kanë shkaktuar zjarr. Po ashtu, të lënduar kanë mbetur edhe dy policë, të cilët kanë ndërmarrë aksione zyrtare në objekt në lidhje me një tjetër ngjarje të raportuar më parë”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Tridhjetë vjeçari A.K. është ndaluar në Stacionin policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa policia ka njoftuar se për personat e përfshirë do të pasojnë parashtresa përkatëse.