Arrestohen dy persona nga Kumanova, kapen me heroinë

Kumanovë, 24 maj – Dje rreth orës 15:00 në Kumanovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar 42 vjeçarin M.A dhe 38 vjeçarin D.C, që të dy nga Kumanova. Ata janë ndaluar me një veturë “Renault”, ndërsa në veturë u është gjetur heroinë, informon Zhurnal.

Siç kumtoi MPB, personat janë mbajtur në SPB Kumanovë dhe është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të shqiptohet gjobë adekuate./Zhurnal.mk