Arrestohen dy persona nga Gostivari, u gjenden 34 paketime me heroinë
Dje në ora 15:15 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë arrestuar 52 vjeçarin K.S dhe 60 vjeçarin M.A nga Gostivari, pasi tek ta janë gjetur 34 paketime me heroinë, informon Zhurnal.
Të dy janë mbajtur në stacionin policor në Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim penal./Zhurnal.mk

