Arrestohen dy narko dilerë nga Prilepi

Dje zyrtarët policorë nga zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep, kanë arrestuar 35 vjeçarin E.D nga Prilepi. Në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, janë gjetur marihuanë dhe matëse digjitale, informon Zhurnal.

Gjithashtu, në Prilep është arrestuar edhe një 35 vjeçar tjetër me iniciale D.XH. Gjatë kontrollit në veturën e tij “Ford Fiesta” është gjetur amfetaminë.

Dy personat janë dërguar në stacion policor dhe kundër tyre od të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk