Arrestohen dilerë të drogës në Shkup
Shkup, 28 prill – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar dy shkupjanë pasi gjatë një kontrolli tek ta është gjetur drogë.
“Më 27.04.2022 në orën 21:00 në bulevardin ‘Mitropolit Teodosij Gologanov’ në Shkup, nëpunës policor të SPB Shkup- Njësia për tregti të palejuar e kanë privuar nga liria K. A (28) dhe N.D (31) të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e K.A me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe marrë disa pako me materie pluhuri të bardhë, disa pako marihuanë dhe peshore digjitale me mbetje të drogës, informojnë nga MPB-ja.
Dy shkupjanët janë dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritën kallëzime përkatëse sipas nenit 215 të Kodit penal.

