Arrestohen 9 persona në Strumicë pasi u gjendet drogë

Në periudhën prej ora 18:00 më datën 7 shtator deri në ora 06:00 më 8 shtator, gjatë kohës së mbajtjes së ngjarjes muzikore në parkun e qytetit në Strumicë, policët kanë arrestuar gjithsej 9 persona dhe atë S.S (26), D.S (20), G.B (28), M.A (45), A.S (24), A.M (25) dhe A.B (28) të gjithë nga Shkupi, si dhe Xh.B (40) nga Strumica dhe A.A (19) nga Kavadari.

Gjatë kontrollimit të tyre u është gjetur marihuanë, tableta dhe materie pluhuri./Zhurnal.mk