Armëmbajtje pa leje në Shtime dhe në Ferizaj, një i dyshuar dërgohet në mbajtje
Në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka ndaluar dy persona për armëmbajtje pa leje.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se tek një person me inicialet I.Q i moshës 51 vjeçare kanë gjetur armën e zjarrit (pushkë e gjuetisë) me pesë fishekë.
“Më datën 11.12.2024, rreth orës 10:50, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Mollopolc të Shtimes një person ka me vete një armë zjarri. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin I. Q (M/K), i moshës 51 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit ( pushkë e gjuetisë) me pesë fishekë”, thuhet në njoftim.