Apple dhe Samsung ndajnë video promovuese të veçorive të tyre me Al
Promovimi i aftësive të AI në telefonat tuaj inteligjentë mund të mos jetë aq i lehtë sa mendoni.
Apple publikoi tre reklama të reja të Apple Intelligence dhe të treja e bënë të qartë se çfarë bën çdo veçori e promovuar dhe si mund t’ju ndihmojë.
Reklamat treguan se si Siri mund të kalojë nëpër të gjitha të dhënat tuaja në telefonin tuaj për të gjetur emrin e dikujt që keni takuar gjatë një takimi të rastësishëm tre muaj më parë, shkruajnë mediat e huaja.
Nga ana tjetër, Samsung hodhi tre video promo për platformën e saj Galaxy AI dhe ato kanë të gjithë sofistikimin e serisë suaj tipike të filmave vizatimorë për fëmijë.
Ikonat e aplikacioneve që flasin transportohen në një planet tjetër nga yjet e Galaxy AI, ku “të gjithë marrin superfuqitë e Galaxy AI.