APKE bëri thirrje për vazhdim urgjent të negociatave paqësore midis Azerbajxhanit dhe Armenisë

Pas debatit për “armiqësitë ushtarake midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, veçanërisht për sulmet ndaj vendbanimeve civile dhe infrastrukturës”, APKE-ja bëri thirrje për vazhdim urgjent të negociatave paqësore midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

“Urgjentisht nevojitet që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet paqësore pa shtyrje të mëtutjeshme. Duhet të shohim përpjekje shumë më të mëdha nga bashkësia ndërkombëtare që të sigurohemi se kjo do të ndodhë, subjekt i përfitimeve politike globale midis superfuqive të cilat luftojnë për ndikim dhe kontroll”, tha Poll Gavan (Irlandë, UEL) gjatë debatit.