Angela Merkel fitoi Çmimin e OKB-së për refugjatët

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, fitoi çmimin Nansen për Refugjatët të vitit 2022 mbi rolin e saj për ndihmën ndaj njerëzve që ikin nga lufta në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel mori çmimin, të emërtuar sipas eksploruesit, shkencëtarit, diplomatit dhe humanitarit norvegjez Fridtjof Nansen, të hënën në një ceremoni në Gjenevë, së bashku me fituesit e çmimeve rajonale.

Duke folur në këtë aktivitet, Merkel falënderoi qytetarët e shumtë në mbarë vendin që u paraqitën vullnetarë për të ndihmuar në pritjen dhe organizimin e ardhjes së refugjatëve.

Duke vlerësuar rolin e Türkiye-ss për strehimin e 3,8 milionë refugjatëve sirianë, Merkel nënvizoi se Türkiye kishte marrë një barrë më të rëndë se Gjermania në krizën e refugjatëve.

Gjatë kohës kur Merkel ishte në detyrë, Gjermania priti më shumë se 1,2 milion refugjatë dhe azilkërkues në periudhën 2015 dhe 2016, kulmi i konfliktit në Siri dhe mes dhunës vdekjeprurëse në vende të tjera, sipas OKB-së.