Analizë/ Sindikatat e mbështetën Qeverinë për muri, të gjithë në protesta
Shkup, 7 prill – Mos pagesa e harmonizuar minimale, dhe kërkesat për harmonizim të pagave tjera, i kanë detyruar sindikatat të organizojnë forma të ndryshme të pakënaqësive. Sindikata e organeve të institucioneve dhe gjyqësisë, sot dhe nesër organizojnë ndalesë dy orëshe të punës, ndërsa Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, parlajamëron grevë të përgjithshme të hënën. Javën e kaluar, Konfederata e Sindikatave të Lira organizoi protestë paralajmëruese para Kuvendit dhe para Qeverisë, shkruan Zhurnal.
Në ditën e sotme (7 prilli) dita e shëndetësisë, mjekët amë përsëri do të organizojnë protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo është hera e tretë që ato e shprehin pakënaqësinë e tyre, sepse siç thonë, autoritetet shëndetësore nuk dëgjojnë kërkesat e tyre. Ato kërkojnë ndryshim në ligjin për mbrojtje shëndetësore me çka do të parashihet qasje më të lehtë te ilaçet e pacientëve me sëmundje kronike, si dhe rritje të pikëve të kapitacionit nga 63 denarë në 90 denarë për pacientë, sipas t cilit Fondi për Shëndteësi u paguan mjekëve amë. Ato gjithashtu duan që pacientët të jenë të regjistruar në emër të institucionit shëndetësor dhe jo në emër të mjekut amë.
“Pacientët me urgjencë do t’i pranojë ndihma e shpejtë, atje ku kemi lajmëruar se jemi në protesta dhe duhet të jenë të përgatitur. Ka kolegë të cilët do të udhëtojnë deri në Shkup dhe shumë prej nesh nuk do të jemi në punë duke arritur në Shkup dhe për t’u kthyer në punë”, thotë kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë, mjekja Lilija Çollakova Dervishova.
Sindikatat thonë se paga minimale nuk po paguhet në përputhje me ligjin ndërsa kërkojnë dhe harmonizim e pagave tjera me atë minimale. Sipas sindikatave, pakënaqësia e anëtarësisë është e madhe dhe kërkohet radikalizim në hapat e mëtejmë.
Nga sindikata e SOIGJ e cila e organizon ndalesë dy orëshe të punës gjithkund ku ka organizata sindikale siç janë ministritë, agjencitë , fondet, administratat dhe gjykatat, thonë se në 95% të institucioneve paguhet nën pagën minimale, ndërsa 5% të tjera nuk e përgatitin pagën si duhet. Ato që e kanë bërë deri tani, kanë bërë dhe gabime dhe e kanë paguar vetëm pagën minimale, duke mos përfshirë përvojën e punës. Të punësuarit në administratë dhe gjyqësi sot dhe nesër nuk do të punojnë nga ora 10 deri në ora 12.
“Do të ketë ndalesë të punës. Janë njoftuar edhe Qeveria edhe ministritë, të gjithë punëdhënësit. Lusim qytetarët për durim, nuk janë shumë, vetëm dy orë, mirëpo këto dy orë mund të rriten deri në 8 orë mos punë”, tha Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së SOIGJ, shkruan Zhurnal.
Edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), paralajmëron protestë për të hënën me kërkesë që menjëherë të rriten pagat për 18,4 përqind dhe më pas të gjendet zgjidhje sistematike për harmonizimin e pagave të tjera. Sindikata tainmë dy herë u takua me përfaqësues të QEverisë, por deri tani nuk ka asnjë marrëveshje.
Javën e kaluar, protestë paralajmëruese mbajti edhe Konfederata e Sindikatave të Lira. Kërkesat janë të njejta, pagesa e pagës minimale dhe harmonizimi i pagave të tjera. Kryetari i KSL, Bllagoja Rallpovski dje kërkoi nga deputetët që të mos votojnë ligjin për nëpunës administrativ, sepse sipas tij, paga do të rritet vetëm 100 deri 200 denarë.
Edhe Posta Nacionale gjithashtu kërkojnë harmonizim të pagave. Ata thonë se me rritjen e pagës minimale duhet të rishikohen edhe pagat e tyre, sepse me ato aktuale nuk mund, siç thonë, të kenë një standard dinjitoz për jetesë. Në të kundërtën, edhe ato paralajmërojnë protesta.
Por çfarë ndodhë nëse të gjitha sindikatat njëherazi organizojnë protesta dhe ndalojnë së punuari? Gjithsesi në secilin rast qytetarët janë ato që do ta pësojnë më së shumti, të cilët nuk do të mund të realizojnë nevojat dhe shërbimet e tyre.
Qeveria në këtë rast është e mbështetur për muri dhe si duket nuk sheh një dritë në fund të tunelit për një zgjidhje të mundshme, edhe pse zgjidhje dëshiron të arrijë me të gjitha sindikatat. Qeveria e RMV-së vazhdimisht ka qenë e hapur për negociata me të gjitha sindikatat, duke filluar me pensionistët, për të cilët u vendos që pensioni i tyre të jetë në harmonizim me pagën mesatare.
Mirëpo ajo që duhet të kihet parasysh është se shteti, ashtu si shumë shtete tjera në rajon dhe më gjerë, ndodhet në një periudhë krize energjetike, ekonomike e pandemike. Buxheti i RMV-së është shkurtuar nga të gjitha anët nga pak me qëllim që të meren masa ekonomike për qytetarët me gjendje të rënduar.
Nuk do mend që punonjësit të cilët paralajmërojnë protesta meritojnë pagë dinjitoze mirëpo edhe Sindikatat duhet të kenë mirëkuptim sepse shteti siç e cekëm është në periudhë krize dhe nuk e ka luksin të përmbushë nevojat dhe kërkesat e çdo secilit. Qeveria vendosi restriksione dhe kufizime në harxhimet e institucioneve shtetërore dhe bëri lutje që në këtë periudhë çdo institucion dhe çdo funksionar, nga buxheti të harxhojë sa më pak që është e mundur.
Sindikatat kanë të drejtë kur kërkojnë harmonizim të pagave mirëpo me shumë gjasa kjo do të realizohet në një periudhë të caktuar të shkurtër, sapo shteti të tejkalojë krizën ekonomike dhe energjetike. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar jo pak efekte ekonomike mbi qytetarët dhe vet shtetin. Produktet janë shtrenjtuar në masë të madhe dhe çdo secili prej nesh ka nevojë për një rritje page. Sindikatat me të drejtë e kanë kur kërkojnë harmonizim të pagave, dhe me të drejtë i kanë arsyet se nuk mundet një pastrues të mer pagë 18,000 denarë dhe një arsimtar pagë prej 21,000 denarëve. Dallimi është shumë i vogël në shumën e pagesës ndërsa përgjegjësia ka dallim të madh.
Gjithësesi, ka shpresë se të gjitha kërkesave do u vijë koha kur do të pranohen nga Qeveria, sigurisht, pasi shteti të jetë në gjendje stabile ekonomike./Zhurnal.mk

