Analizë: Mungesa e sanksioneve të Maqedonisë ndaj Rusisë, ka filluar të shkaktojë neveri tek Kievi zyrtar?!
Nuk mund të rrini ulur në dy karrige, ka moment në jetë kur duhet të vendosësh vetë, para së gjithash se në cilën anë të barikadës je. Ukrainasit kanë përvojë shumë negative me neutralitetin”, thotë ambasadorja ukrainase Nataliya Zadorozhnjuk
Shkup, 23 shkurt – Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vendet e vetme kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që ende nuk kanëvendosur sanksione ndaj Rusisë, respektivisht nuk u janë bashkangjitur sanksioneve të cilat i kanë vendosr vendet perëndimore.
Nëse deri tani zyrtarët tanë edhe kanë mundur të mendojnë se sanskionet e vendit tonë ndaj Rusisë nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi, tani është koha që kjo çështje të shqyrtohet më seriozisht.
Situata atje dukshëm ka ndryshuar për të keq, pas vendimit të Rusisë që të njohë pavarësinë e dy rajoneve sepreatise proruse-Lugansk dhe Donbas.
Pas kësaj sanskionet e perëndimit ndaj Rusisë janë shtuar, kurse vendi ynë ende nuk u është bashkangjitur as sanksioneve të vitit 2014, kur Rusia anektoi Krimenë.
Duke qenë të vetëdijshëm se si shtet nuk jemi ndonjë faktor që mund ta “lodhë” Rusinë me sanksione, megjithatë ky do të ishte një hap që duhet ndërmarrë, së paku simbolikisht për të treguar rreshtimin tonë konkret përkrah vendeve perëndimore, por edhe për të treguar solidaritetin me Ukrainën. Vonesa jonë veçmë ka filluar të bie në sy, e madje kanë arritur edhe mesazhe me tonetë buta qortuese nga ambasadorja ukrainase në Shkup.
“Bashkë me aleatët tanë kemi formuluar tre drejtime për ndalim të Rusisë- drejtimin politiko-diplomatik, sanksiono-ekonomik dhe ushtarako-teknik.
Përkrahja politike është solidariteti me Ukrainën, përkrahja ekonomike është forcimi i politikës së sanksioneve që e bën Rusinë shumë më të dobët, kurse përkrahjae tretë është sigurimi i armëve mbrojtëse.
Në këtë drejtim, poashtu presim përkrahje të qartë dhe përkrahje pa ekuivoke politike nga vendi mik, Maqedonia e Veriut. Presim t’i bashkangjiteni sanskioneve të Bashkimit Evropian (nuk mund të rrini ulur në dy karrige, ka moment në jetë kur duhet të vendosësh vetë, para së gjithash se në cilën anë të barikadës je. Ukrainasit kanë përvojë shumë negative me neutralitetin).
Nëse shkojmë në NATO dhe BE, nëse jemi pjesë e vlerave evropiane, atëherë një gjë të tillë e demonstrojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me veprat dhe veprimet tona”, ka deklaruar ambasadorja ukrainase Nataliya Zadorozhnjuk, duke marë pjesë në një debat të organizuar nga CivilMedia.
Krej këto zhvillime sikur ia kanë mbushur mendjen Shkupit zyrtar se duhet të ju bashkangjitet sanksioneve ndaj Rusisë, mirëpo përgjigjet zyrtare ende janë të kushtëzuara dhe të hamendshme.
Në këtë drejtim ishte edhe deklarata e zëdhënësit të Qeverisë, Dushko Arsovski, i cili Maqedonia e Veriut është në linjën e arritjes së harmonizimit prej 100 për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian në lidhje me pakon e sanksioneve të BE-së e cila paralajmërohet kundër Rusisë. Megjithatë ende nuk ka vendim të plotëfuqishëm për një gjë të tillë.
“Qeveria plotësisht do të diskutojë dhe do të vendosë. Për këtë opinioni do të informohet”, tha Arsovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.
Ai informon se Qeveria në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për situatën e sigurisë brenda dhe rreth Ukrainës dhe e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme në koordinim me institucionet kompetente t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurim të anëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut pranë Misionit special monitorues të OSBE-së në Ukrainë.
I pyetur nëse vendi është i gatshëm të pranojë refugjatë nga Ukraina nëse shpërthen konflikt ushtarak me Rusinë, zëdhënësi qeveritar potencon se vendi disa herë ka treguar zemër të hapur, gatishmëri dhe ndihmë në situata të tilla dhe të ngjashme.
Ndërkohë është paralajmëruar bisedë direkte telefonike mes kryeministrit Dimiar Kovaçevski ]me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmigal.
Pas këtij kontakti Qeveria do të bëjë vlerësim dhe do të kemi më shumë informata në lidhje me ndihmën që mund ta ofrojë shteti. Shpresojmë se pas kësaj bisede do të kemi edhe vendim përfundimtar për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.