Analizë: Çfarë informacione solli “mysafiri nga Londra”, që Pendarovski menjëherë thirri Këshillin e Sigurisë?

Shkup, 1 shkurt – Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot mbledhje do të mbajë Këshilli i Sigurisë, në të cilin do të shqyrtohet situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Në mbledhje, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të marrin pjesë anëtarët e rregullt të Këshillit, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor i Fakultetit Juridik “Justiniani I” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Veton Latifi, profesor i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Trajan Gocevski, ish-ministër i Mbrojtjes dhe profesor universitar.

Me ftesë të presidentit, në mbledhjen e Këshillit do të marrin pjesë edhe Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim, Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjeneral – nënkolonel Vasko Gjurçinovski, shef i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

NJoftimi për këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë te mediat arrit në mbrëmje, që është paksa e pazakonshme. Nga shumë kolegë gazetarë kjo me të drejtë me të drejtë është vlerësuar si tregues se në njëfarë mënyre bëhet fjalë për mbledhje urgjente.

Prandaj në kuloare gazetarështë thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë është ndërlidhur me vizitën e të dërguarit special të Mbretërisë së Bashkuar për rajonin, sir Stewart Peach.

Së këndejmi parashtrohet pyetja se çfarë informacionesh mund të ketë sjellur mysafiri i lartë nga Londra, që kreu shtetëror të mblidhet menjëherë dhe të shqyrtojë situatën e sigurisë?  

Përgjigja më së shumti kërkohet në biografinë e të dërguarit britanez për rajonin. Ai është ish shef i Shtatmadhorisë së Armatës së Mbretërisë së Bashkuar dhe komandant i Komitetit ushtarak të NATO-s. Që nga emërimi i tij për të dërguar special, e kaluara ushtarake e tij në analiza të ndryshme është ndërlidhur me zhvillimet e mundshme në rajonin tonë në periudhën vijuese, duke pasur parasysh edhe rolin e fuqishëm të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Zhurnal.

Së këndjemi edhe vizita e djeshme e Peach, por edhe mbledhja e sotme e Këshillit për Siguri, interpretohen si sinjale se vendi dhe rajoni mund të përballen me një situatë turbulente, për të cilën duhet të jenë të përgatitura në aspektin politik ta kalojnë sa më lehtë. Edhe pse në kumtesat zyrtare pas takimeve të realizuara me nikoqirët e rangut më të lartë në Shkup, nuk jepet asnjë rresht i vetëm në atë drejtim, dihet botërisht se kumtesat zyrtare shpeshherë formulohen në atë mënyrë që dallojnë shumë nga esenca e bisedimeve që zhvillohen në takim.

Dyshimet shkojnë edhe aq larg, sa që flitet se Peach ka mundur të sjellë informacione shqetësuese lidhur me konfliktin e mundshëm Rusi-Ukrainë, konflikt që po e shqetëson mbarë kontinentin evropian dhe mbarë botën. Nuk ka dyshim se pasojat e një konflikti të tillë të mundshëm do të ndihen shumë më larg se sa vetëm në Rusi dhe Ukrainë, kurse më së tepërmi do të prekin vendet dhe rajonet që përballen me situatë jostabile politike, që më pas prodhon edhe situatë jostabile të sigurisë.  

Me këtë konstatim ndërlidhet kumtesa nga takimet e zhvilluara me zyrtarë tanë, ku thuhet se Peach ka përcjellur angazhimin e fuqishëm të Londrës për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen e vendit të tij për promovimin e institucioneve të fuqishme, stabile, demokatike dhe shoqëri të hapura.

Në këtë vijë kanë qenë edhe porositë e të dërguarit special Amerikan Gabriel Escobar. Deri sa Shkupi ka mirëpritur të dërguarin special britanez, Escobar i shoqëruar nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë mirëpritur në Prishtinë nga kreu shtetëror Kosovar, shkruan Zhurnal.

Escobar dhe Lajçak, dje nisën vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi, vizitë që ka për qëllim inkurajimin e liderëve në të dy shtetet për angazhim në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian

Këto vizita në Shkup dhe Prishtinë, pa marë parasysh nëse janë të koordinuara mes veti, ose janë përputhur rastësisht në aspektin kohor, megjithatë tregojnë se Perëndimi po shton angazhimin që Ballkani të qetësohet sa më shpejtë dhe sa më tepër që është e mundshme shkaku i sfidave dhe rreziqeve që janë paraqitur në nivel rajonal e global.///Zhurnal