Analizë: A mund të nxisë tensione ndëretnike në Maqedoni konflikti eventual Rusi-Ukrainë?

Shkup, 21 shkurt – Mbarë Evropa dhe bota po lutet që në Ukrainë të mos ndodhë më e keqja-invazioni rus. Për pasojat e këtij hapi të mundshëm të presidentit rus, Vlldimir Putin, është shkruar e rishkruar aq shumë, sa që çdokush prej ne e din se çka do të ndodhë në situatë të tillë.

Mirëpo shumë pak deri tani është analizuar se si do të reflektohej një konflikt në Ukrainë, ku me siguri do të kyçeshin edhe forcat e NATO-s në mbrojtje të popullit ukrainas, në vendin tonë, shkruan Zhurnal.

Analizat sipërfaqësore të kuloareve politike, shprehin frikë se një konflikt i tillë do të mund të kthente në skenë tensionet ndëretnike në vendin tonë. Në Maqedoninë e Veriut jeton pakicë e vogël serbe, me simpati të plotë ndaj Rusisë, por edhe një shumicë relativisht e madhe maqedonase me ndjenja të theksuara jugo-nostalgjie, e që në një farë forme janë edhe ndjenja pro Rusisë.
Në anën tjetër kemi shumicën absolute maqedonase që është me orientim properëndimor, si dhe shqiptarët me qind për qind disponim pro-NATO dhe pro-SHBA.

Kjo “ndarje e simpative” nuk duket se paraqet rrezik për të shkaktuar ndonjë problem më serioz. Forcat kryesore politike shqiptare dhe maqedonase janë në një fazë të bashkëpunimit optimal mes veti. Kjo reflekton edhe në marrëdhënket e përgjithshme ndëretnike, të cilat janë në një nivel të lakmueshëm, ndoshta më të mirin që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut. Në anën tjetër edhe qytetarët e gjitha komuniteteve janë të vetëdijshëm se ne në Maqedoninë e Veriut nuk kemi fuqi për të ndikuar në përplasjet globale, pa marë parasysh se cilën anë simpatizojmë. Për këtë arsye nuk duhet pasur frikë se është i mundshëm ndonjë tension ndëretnik i nxitur nga brenda.

Megjithatë, si duket ka shenja frike se ndonjë nxitje e jashtme artificial e tensioneve ndëretnike mund të vijë. Jo rrallëherë është thënë se aleati kryesor i Rusisë në Ballkan, Serbia, mund të shfrytëzohet si vegël nga Moska për të shkaktuar gjurulldira edhe në vendin tonë, por edhe në mbarë rajonin. Të shumtë janë analistët që vlerësojnë se nëse Rusia gjendet në një konflikt përballë NATO-s në Ukrainë, me siguri do të tentojë të zgjerojë frontin, duke destabilizuar edhe vende dhe rajone tjera. Një rajon i tillë mund të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

Brenda për një zhvillim të tillë të situatës nuk është vetëm rajonale. Këtë brengë e ka shprehur edhe ministrja e jashtme britanike, Liz Tras, e cila ka thënë se lufta do prekë edhe Ballkanin Perëndimor, duke bë apel dramatic “Ndaloni Putinin tani!”
Kjo është hera e parë që një zyrtare kaq e lartë e diplomacisë britanike shpreh shqetësimin për planet e Vladimir Putin dhe Rusisë dhe rrezikun që ato paraqesin për shtete të tjera lindore përveç Ukrainës, si vendet e Baltikut dhe Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Jashtme Britanike Liz Tras, ka paralajmëruar se “ nëse ne nuk e ndalojmë Vladimir Putin tani, ai do të nisë luftën me shumë shtete të tjera”. Sipas saj “shtetet e Baltikut janë nën rrezik. Ballkani Perëndimor është në rrezik.”
Ndërkohë kryeministri Boris Johsosn në një intervistë për BBC, ka deklaruar këtë të dielë se Putin është duke planifikuar luftën më të madhe në Evropë që nga 1945, duke shtuar se Kremlini tashmë ka filluar me pushtimin, ndërkohë që ka paralajmëruar sanksione që do ndalojnë Rusinë të bëjë tregti me stërlina dhe dollarë.

Johnson po ashtu shtoi se Perëndimi është duke u përgatitur të furnizojëme armë një kryengritje pas pushtimit të Ukrainës. Sipas zyrtarëve më të lartë britanik, Rusia ka deklaruar publikisht se kërkon krijimin e Rusisë së Madhe dhe se Putini kërkon rikthimin e gjendjes se mëparshme kur para më shume se 3 dekada, Rusia kontrollonte pjesë të mëdha të Evropës Lindore.

Kurse mediumet më të mëdha dhe më serioze amerikane, bazuar në informacione që vijnë nga agjencitë inteligjente thotë se: SHBA ka informacione se trupat ruse kanë marrë urdhrin për vazhduar me planin e pushtimit të Ukrainës.Sipas tyre, komandantët e ushtrisë ruse në terren janë duke u marrë me përgatitjet e planeve specifik. KJo veçmë tregon se sa serioze është situate dhe conform të seriozitetit të kësaj situate, institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut duhet të bëjnë maksimumin që situatje e atjeshme të ketë reflektim minimal tek ne.///Zhurnal