Analizë: A mund të “ngrihen” shtrenjtimet pa ngrirjen e çmimeve të naftës dhe benzinës?

Shkup, 22 shkurt – Qeveria në propozim të Ministrisë së Ekonomisë në seancën e sotme mori Vendim për përcaktimin e marzhave më të larta tregtare të çmimeve shitëse të prodhimeve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë që do të vlejnë nga 1 marsi deri më 31 maj të këtij viti.

Me vendimin përcaktohet që marzha më e lartë tregtare të jetë deri 5 për qind të çmimit shitës të llogaritur në tregtinë me shumicë, gjegjësisht deri 10 për qind të çmimit shitës në tregtinë me pakicë te buka, sheqeri, kripa, mielli – lloji 400, vaji i papërpunuar i lulediellit dhe vaji i lulediellit për ushqim, qumështi i qëndrueshëm me përmbajtje yndyre prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishi i freskët dhe produkteve të mishit, djathi dhe gjiza, orizi, vezët, brumërat, misri dhe pemët e perimet.

Për të bë më të qartë për lexuesit, me këtë vendim të qeverisë kufizohet përqindja e fitmit që mund ta realizojnë tregtarët gjatë shitjes së produkteve ushqimore elementare.

“Duke pasur parasysh informacionet dhe analizat në terren se shpenzimet e prodhuesve të prodhimeve ushqimore bazë po rriten, ky vendim ka për qëllim të kufizohen tregtarët të bëjnë përfitim në kurriz të qytetarëve dhe të prodhuesve. Me këtë vendim kontrollohet rritja e çmimeve të prodhimeve ushqimore bazë të mos ketë ndikim të madh mbi konsumin e qytetarëve duke pasur parasysh këtë që nga 1 maji pushon të vlejë vendimi për ngrirjen e çmimeve”, sqaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Në listën e prodhimeve ushqimore bazë tani janë shtuar edhe pemët e perimet, misri, vaji i papërpunuar i lulediellit dhe kripa.

Nëse tregtarët nuk i përmbahen këtij vendimi, siç paralajmëroi, do të vijojnë gjoba deri ën dhjetë mijë euro..

Për shkeljen e këtyre masave sipas nenit 30 të Ligjit për tregti janë paraparë gjoba në vlerë prej 800 deri 1.000 euro në kundërvlerë të denarit për një tregtar mikro, prej 1.600 deri 2.000 për një tregtar të vogël, nga 3.000 deri 6.000 për një tregtar të mesëm dhe nga 7.000 deri 10.000 për një tregtar të madh.

Edhe pse në periudhën e ardhshme Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të dalë në terren me kontrolle të përforcuara te tregtarët, është pikëpyetje e madhe nëse me këtë masë do të kufizohen shtrenjtimet e çmimeve, ashtu siç premton qeveria. Zatën është pikëpyetje nëse edhe masa për ngrirjen e çmimeve u respektuan deri në fund. Tabela në vijim flet shumë në këtë temë:

Qeevria u a bë thirrje qytetarëve të cilët do të vërejnë rritjen e çmimeve të prodhimeve ushqimore bazë të raportojnë në numrin pa pagesë 191 të ISHT, por parashtrohet peyetja nga mund ta dinë qytetarët se cili është çmimi bazë, e cili çmimi i rritur pa bazë, të cilin duhet ta denoncojnë në numrin 191?

Për të mos ekperimentuar dhe për të mos improvizuar, nevojiten masa më konkrete dhe frytëdhënëse për të ndalë shtrenjtimet. Qeveria jonë duhet ta shqyrtojë mundësinë për ngrirje të çmimit të derivative (naftës dhe benzinës). Një masë të tillë kanë ndërmarë prej më herët vende të rajonit, me të cilat pak a shumë kemi strukturë të njëjtë prodhimtarire dhe të tregut, por edhe vende perëndimore. Është masë konkrete që jep rezultate të shpejta konkrete.

Tani me ngrohjen e motit, me siguri qeveria do të duhet të ndajë më pak mjete për energji të subvencionuar elektrike, sepse do të bie harxhimi i saj në amvisëri. Duhet seriozisht të shqyrtohet mundësia që ato mjete të dedikohen për masën tjetër ekonimike, atë të ngrirjes së çmimeve të derivative. Bëhet fjalë për masë konkrete që ul harxhimet e kompanive që prodhojnë edhe produkte bazike jetësore, me çka goditja për xhepin e qytetarëve bëhet më e përballueshme.

Qeveria e Republikës së Serbisë sot ka ngrirë çmimet e derivateve të naftës Eurodiesel dhe Euro Premium BMB95 në vlerë prej 179 dinarë serb për dizelin dhe 171 dinarë për litër për karburantin pa plumb.

Sipas mediave serbe, Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit ka njoftuar se ky kufizim është i vlefshëm për 30 ditët e ardhshme, me mundësi vazhdimi.

Anëtarët e qeverisë së Serbisë miratuan këtë dekret për të kufizuar çmimin e derivateve të naftës për të parandaluar ndryshime të mëdha dhe për të ruajtur standardin e jetesës së qytetarëve, duke qenë se ka pasur një rritje të mëparshme të çmimeve të derivateve, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve. të produkteve dhe shërbimeve të tjera.///Zhurnal