Aliu: Gjuha maqedonase, element thelbësor i identitetit maqedonas

Shkup, 5 mars – Instituti për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” sot organizoi kemtimin e katërt më 5 maj – Ditën e gjuhës maqedonase, i cili me vendim të Qeverisë shënohet nga viri 2019, si përkujtues i ditës historike 5 maj të vitit 1945 kur me Vendim të Qeverisë Popullore të Maqedonisë Federale është miratuar Alfabeti i Gjuhës Maqedonase.

Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu në hapjen e ngjarjes tha se gjuha maqedonase i ndërlidh qytetarët e të gjitha komuniteteve etnike në vend, dike e lehtësuar, siç tha, komunikimin e tyre të ndërsjellë.

“Dëshiroj të vazhdoj të zhvillohet dhe të avancohet, por edhe më tepër se kurdo qoftë në të kaluarën, pikërisht tani të tregohet kujdes për mbrojtjen e tyre, për shkak se është element thelbësor i identitetit nacional dhe kulturor të maqedonasve, të bashkëqytetarëve të mi, miq, kolegë. Dëshiroj edhe të vazhdojnë të ndjehen të gjithë ata persona që kanë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e deritanishëm dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase – Kërste Misirkov, vëllezërit Miladinov, Bllazhe Koneski e shumë të tjerë. Le ta ruajmë gjuhën maqedonase dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e thesarit botëror të gjuhëve, nga ato shtatë mijë gjuhë që fliten në planetin Tokë, të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht dhe kanë historinë e tyre të themelimit dhe zhvillimit, kanë të tashmen por edhe një të ardhme për të cilën çdo komb duhet të ngrihet. Ndërsa ne si Qeveri jemi të përkushtuar që të mbrojmë dhe forcojmë gjuhët e përdorura në shoqërinë tonë multietnike. Një nga fokuset e reformave aktuale që po bëhen për modernizimin e sistemit kombëtar të arsimit është fuqizimi i gjuhëve që përdoren në mësimdhënie”, tha Aliu.

Krahas programeve tjera mësimore në arsimin fillor, me të cilin është e përfshirë edhe lënda Gjuha Maqedonase, përkujtoi se janë vendosur bursa për studentë, të cilat do të regjistrohen në ciklin e parë të studimeve në programet studimore në gjuhën maqedonase, letërsinë maqedonase dhe letërsinë sllave të jugut në institucionet e larta shtetërore dhe private.

“Ato janë gjithsej 15 dhe janë plotësisht të shfrytëzuara dhe do të jenë në dispozicion në vitin akademik 2022/2023”, tha Aliu, duke shtuar se ngjarje të këtilla duhet të organizohen gjatë gjithë vitit.

Drejtoresha e Institutit për Gjuhën maqedonase “Kërste Misirkov”, prof. Dr. Elena Jovanova-Grujovska, duke iu referuar zhvillimit historik të alfabetit të sotëm maqedonas, i cili daton nga shekulli i IX-të dhe alfabetit glagolitik të Cirilit dhe Metodit, tha se shkencërisht mund të vërtetohet se gjuha letrare maqedonase është pjesë e traditave letrare-gjuhësore.

Në këtë ditë në vitin 1945, me Vendim të Qeverisë Popullore të Maqedonisë Federale u miratua Alfabeti i Gjuhës Maqedonase në parimin një votë – një shkronjë, e shumë shpejtë pastaj, më 7 qershor të vitit 1945, u miratua drejtshkrimi i gjuhës maqedonase.