Albin Kurti: Sot priten të vijnë 53.200 vaksina

Sot priten që të vijnë 53 mijë e 200 vaksina kundër COVID-19 në Kosovë.Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti përmes një video-mesazhi në rrjetin social Facebook.“Sot do të gjashtëfishohet numri i inspektorëve, duke shtuar edhe 85 tjerë. Të gjitha njësitë përgjegjëse janë në terren.

E kemi rritur numrin e shtretërve në mbi 1,600. Oksigjenimi qendror është shtrirë në spitalet rajonale. E sot pritet të vijnë edhe 53,200 vaksina. Prandaj i dashur qytetar, merre vaksinën, mbaje maskën, distancën e higjienën. Bashkë ia dalim”, ka thënë Kurti në videon e postuar në faqen zyrtare të Qeverisë.Situata me COVID-19 në Kosovë javëve të fundit është rënduar.

Vetëm dje janë regjistruar 36 viktima nga coronavirusi, ndërsa sot kanë vdekur edhe 20 qytetar të sëmurë me këtë virus.Përderisa në anën tjetër, qytetarët po vazhdojnë të ankohen se nuk po arrijnë të sigurojnë një termin për t’u vaksinuar.