Albin Kurti pret ekipin e xhudos në aeroportin “Adem Jashari”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në pritje të ekipit të xhidos së Kosovës në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

I pari i vendit do të mbajë një konferencë për media së bashku me ekipin që i solli Kosovës dy medalje të arta.

Driton Kuka së bashku me ekipin e tij, në veçanti Nora Gjakovën e Distria Krasniqin, do të tregojnë emocionet nga medaljet e fituara.

Më pas, ekipi do të niset drejt Prishtinës, derisa një organizim tjetër është gati në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Nga aty, medalistet e arta do t’u drejtohen qytetarëve që janë mbledhur në shesh, por edhe atyre nga shtëpitë që e shikojnë ngjarjen. 

https://www.facebook.com/watch/?v=4373068296082054

Rreth nesh

Adresa
8 Udarna Brigada
Shkup – RMV-të, 1000

Hours
Monday—Friday: 9:00AM–5:00PM
Saturday & Sunday: 11:00AM–3:00PM