Akuzë për dhunë për babë e bir nga Gostivari

Gostivar, 29 prill – Prokuroria Themelore Publike nga Gostivari ka ngritur aktakuzë kundër një djali dhe babait të tij të cilët dyshohen për vepër penale “dhunë”.

“Dy bashkëkryesit, djali dhe babai i moshës 30 dhe 54 vjeçare veprën në fjalë e kanë kryer më 20 prill, në sallën e pritjes para sallës së gjyqit të Gjykatës së Gostivarit. Ata kanë sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e të pandehurit të parë dhe babain e saj, duke i goditur me grushte dhe shkelma në kokë dhe në trup dhe duke u shkaktuar lëndime trupore. Njëkohësisht, të pandehurit me sjelljen e tyre kanë shkaktuar shqetësim dhe frikë te të pranishmit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndaj djalit, i cili është punonjës policor, është paraqitur edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit, ndërsa ndaj babait të tij janë në fuqi masat e parapara të kujdesit