Aksion për dhurim të gjakut në MPB me rastin e 7 majit – ditës së policisë

Shkup, 6 maj – Me rastin e 7 Majit – Ditës së policisë së Maqedonisë së Veriut, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot së bashku me të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dhuruar gjak.

“Ministri Spasovski, si dhurues i rregullt i gjakut edhe në këtë rast ka dhënë mirënjohje për pjesëtarët e MPB-së të cilët pas planit të bërë paraprakisht janë pjesë e shumë aksioneve të dhurimit të gjakut dhe njëherit bëri edhe thirrje tek qytetarët për ngritjen e vetëdijes publike për aktin human të dhurimit të gjakut përmes përfshirjes në aksionet e dhurimit të gjakut me të cilët mund të shpëtohet jetë njeriu”, informojnë nga MPB-ja, në hapësirat e të cilëve është organizuar aksioni i sotëm.

Nga Ministria shtojnë se në bazë të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar nga ana e MPB-së, Instituti për mjekësi të transfuzionit dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Ligjin për siguri në furnizim me gjak edhe në vitin 2022, vazhdon bashkëpunimi i vazhdueshëm për dhurim vullnetar të njësive të gjakut.

Me rastin e shënimit të 7 majit – ditës së policisë janë organizuar aksione vullnetare të dhurimit të gjakut për të punësuarit në MPB edhe atë në seli të MPB-së, ndërsa në SPB Shtip, SPB Manastir dhe SPB Tetovë do të dhurohet gjak në Qendrat rajonale për mjekësi të transfuzionit.