Aksidentohet një i mitur në rrugën Tetovë – Trebosh

Shkup, 1 Tetor – Një djalë 17 vjeçar nga fshati Dëbërcë i komunës së Zhelinës është lënduar rëndë mbrëmë në ora 21:55 në një aksident në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, pasi automjeti në të cilin ishte pasagjer është aksidentuar.

Makina drejtohej nga një djalë dy vjet më i madh nga i njëjti vend. Në rrugën lokale Tetovë-Trebos, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa të Italisë i drejtuar nga 19-vjeçari E.R nga Dëbërca e Tetovës ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri në vetur, djaloshi 17 vjeçar nga i njëjti fshat, i diagnostikuar në Spitalin klinik të Tetovës, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore, njofton SPB Tetovë.

Një ekip nga SPB Tetovë ka bërë mbikqyrje të vendit të aksidentit.